Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Marius Dervishi, që është efektiv i Policisë ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se do të dorëzojë kërkesën për dorëheqje nga detyra.
Në reagimin e tij, ai thekson se vendimi nuk lidhet me mungesën e dëshirës për profesionin, por me atë që ai e cilëson si klimë të rënduar ndaj punonjësve të Policisë.
Sipas tij, efektivët shpesh paragjykohen dhe trajtohen njësoj në sytë e opinionit publik dhe mediave, pavarësisht punës së tyre individuale.
Ai shprehet se ka zgjedhur gjithmonë të jetë një efektiv i denjë, por shton se “mllefi dhe urrejtja” që, sipas tij, i drejtohen Policisë e kanë shtyrë drejt këtij vendimi.
Në fund të deklaratës së tij, Dervishi ka përcjellë edhe një mesazh të fortë:
“Çfarë nuk e sheh syri i kamerës, e sheh Zoti lart.”