Shtrenjtohet Sërish Nafta Në Kosovë – Këto Janë Çmimet E Reja

Deri në 1.60 euro për litër ka arritur çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë të hënën.

 

Sipas kryetarit të Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, çmimet e naftës varësisht nga kompanitë sillen nga 1.53 deri 1.60 euro për litër, ndërsa i benzinës nga 1.34 deri 1.38 euro për litër.

Sipas tij çmimi i naftës me shumicë është 1.54 euro për litër.

Rritja po vazhdon si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.