Katër shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e një incidenti me skele në Vjenë të Austrisë, të ndodhur përgjatë së martës.
Njëri nga katër viktimat është Pajtim Bajrami, nga Komuna e Skenderajt.
Siç kanë raportuar mediat austriake, një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Vjenës ka shpjeguar se, një problem me skelat shkaktoi shembjen e një kallëpi.
