Pacolli shpërthen ndaj Buzhalës: “Manipulues i pamoralshëm dhe njeri i keq!”

Ti, Berat Buzhala,

E pashë dhe e dëgjova kronikën tënde nga Aeroporti i Vlorës. Shpifjet e tua nuk më habisin më. Ajo që më detyroi të reagoj këtë herë është TENDENCIOZITETI YT DJALLZOR, I PAMORALSHEM dhe përpjekja e qëllimshme për te demtuar jo vetëm imazhin tim por edhe veprën time të ndertuar me shume mund e para.
Kjo mënyrë e të vepruarit nuk është rastësi. Është një përpjekje e vetëdijshme për të zhvendosur debatin nga problemi real – shkeljet ligjore dhe bllokimi i Aeroportit të Vlorës – drejt një narrative të fabrikuar që synon të më diskreditojë. Kjo nuk i shërben së vërtetës, nuk i shërben publikut dhe nuk i shërben gazetarisë. I shërben vetëm interesave të atyre që kanë frikë nga e vërteta dhe ndoshta ndonjë kocke më shumë për ty!
Duke e njohur mënyrën se si ti vepron, Pas “kronikës” tende u interesova të kuptoj se çfarë fshihet pas këtij sulmi. Mësova se ty t’i ishin ndërprerë, muaj më parë, pagesat mujore që për vite të tëra ishin bërë nga ish-drejtor i Mabetex Holding-it, i cili sot është i denoncuar për vjedhje dhe mashtrim. Nëse kjo është arsyeja e “zgjimit” tënd, atëherë publiku e ka të qartë motivin!

Por dua të të bëj një pyetje që lidhet me ndërgjegjen dhe moralin tënde;

A ke respekt për prindin tënd? A të kujtohet kur, së bashku me ty, ju solla me avion privat në Zvicër, u kujdesa personalisht që t’i sigurohej trajtimi më i mirë mjekësor, ndërsa gjatë gjithë qëndrimit njerëzit e mi u përkujdesën për ju në hotel me pesë yje? Pas përfundimit të trajtimit, ju ktheva sërish në Kosovë në të njëjtën mënyrë.

Nuk e kam përmendur kurrë këtë, sepse ndihma nuk jepet për t’u përmendur dhe as për të kërkuar mirënjohje. Por kur dikush si TI e shkel çdo normë morale, mirësinë e zëvendëson me SHPIFJE DJALLËZORE, mirënjohjen me keqberje dhe të vërtetën me intriga e konspiracione të qëllimshme për të dëmtuar, atëherë heshtja nuk është më virtyt, por do të ishte bashkëfajësi ndaj të keqës. Kur njeriu vepron pa skrupuj, pa dinjitet, pa ndjenjën më elementare të mirënjohjes dhe pa as kokrrën më të vogël të moralit, ai nuk e dëmton vetëm tjetrin; ai dëshmon para publikut varfërinë e karakterit dhe njërzillakut të vet.

Ku është morali yt? Çfarë u thua familjarëve të tu kur shohin këtë sjellje? Si ua shpjegon këtë fushatë të vazhdueshme shpifjesh ndaj një njeriu që, kur pate nevojë, nuk të ktheu kurrë shpinën?

Ti more NJERI I KEQ mund të vazhdosh të shpifësh sebashku me ata të sojit tend. Ti mund të vazhdosh të ndërtosh kronika mbi insinuata e të pavërteta. Por, një gjë nuk mund ta ndryshosh: njerëzit tashmë të njohin. Ata e dinë dallimin mes gazetarisë dhe propagandës, mes kritikës dhe shpifjes, mes integritetit dhe interesit.

Për mua, problemi nuk je vetëm ti. Problemi është fakti që një pjesë e gazetarisë ka rënë në atë nivel sa të shërbejë interesa të caktuara në vend të së vërtetës. Kjo është humbja më e madhe – jo për mua, por për vetë profesionin e gazetarit.

E ti, vazhdo me shpifjet, intrigat dhe konspiracionet tua, e unë, do t’u tregoj njerëzve edhe një anët tjera të medaljes: veprimet dhe prapaskenat e tua, duke filluar nga “vizitat” e tua në Hygeia e deri te ato përtej Atlantikut,
Ti more manipulues, mos harro se une çdo gjë e kam fituar me ndjersë e punë e jo me shantazhe😡😡😡