Kush është serbi i arrestuar? Sveçla e bën publik emrin

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale njoftoi se në Merdare është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë, dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje.

Ky i fundit ka bërë të ditur se i arrestuar është Stefan Raduloviq.

“Terroristët nuk kanë vend në vendin tonë e as nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht. Sot, u arrestua edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, Stefan Raduloviq në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut. Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapën kudo që hasën. Vazhdojmë pa ndalur për kushtetushmëri e ligjshmëri”, tha ai.