Gjermania hap thesin, ja kush perfiton

Në mes të një krize të re ekonomike të shkaktuar nga tensionet ndërkombëtare, Gjermania ka ndërmarrë një paketë emergjente masash për të lehtësuar barrën mbi qytetarët dhe bizneset.

Vendimet janë marrë nga qeveria e kancelarit Friedrich Merz, pas negociatave intensive mes partnerëve të koalicionit.

📉 Masat kryesore përfshijnë:

Ulje të përkohshme të taksës së karburantit me 17 cent për litër
Bonus për punonjësit deri në 1000 euro pa taksa
Plan për lehtësime të tjera fiskale për të ardhurat e ulëta dhe të mesme

Qeveria synon të zbusë efektet e rritjes së çmimeve, veçanërisht në energji dhe transport, që janë ndikuar nga konfliktet globale dhe pasiguria në tregjet ndërkombëtare.

Vetë kancelari Merz ka paralajmëruar se pasojat e kësaj krize nuk do të jenë afatshkurtra:
👉 “Do t’i ndiejmë efektet për një kohë të gjatë…”

Ndërkohë, presioni mbi qytetarët dhe bizneset është rritur ndjeshëm, me çmime në rritje dhe pasiguri ekonomike që po ndihen çdo ditë.

Përveç masave të menjëhershme, Berlini pritet të prezantojë edhe reforma më afatgjata, përfshirë ndryshime në sistemin fiskal dhe atë shëndetësor, për të përballuar sfidat e një ekonomie që po përpiqet të rimëkëmbet.