EKSKLUZIVE/ Zbulohet emri që Rama do zëvendësojë Ballukun, emri qe nuk njihet ne publik, por me lidhje te fuqishme

Kryeministri Edi Rama ka vendosur më në fund largimin e Belinda Balluku nga pozicioni i Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, një zyrtare e cila është prej muajsh në qendër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për akuza të rënda mbi korrupsion dhe shkelje të barazisë në tenderë publikë në projekte madhore infrastrukturore.

Por, me emrin që do e zëvendësojë, Rama po përgatit një manovër të brendshme që mund të shkaktojë një tërmet politik në krye të qeverisë. Nga burime të sigurta brenda qeverisë bëhet e ditur se Rama ka vendosur të emërojë në vend të saj Herald Jonuzaj, një emër relativisht i panjohur për publikun e gjerë por i konsideruar bashkëpunëtor i afërt i strukturave të qeverisë dhe zëdhënës i linjave të administratës në përballje me hetimet. Jonuzaj mban funksionin e drejtorit juridik në Kryeministri, rol nga i cili ka qenë personi që ka mbrojtur qëndrimet e qeverisë përballë Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pezullimin e Ballukut nga SPAK dhe vendimet e tjera sfiduese të drejtësisë.