Dramë në një qendër tregtare: Dyert e ashensorit i zënë gishtat një fëmije, dërgohet me urgjencë në spital

**Dramë në një qendër tregtare në Sarajevë: Dyert e ashensorit i zënë gishtat një fëmije, përfundon në spital**

Një fëmijë është lënduar mbrëmjen e së shtunës në një qendër tregtare në **Sarajevë**, pasi pësoi një aksident me ashensorin dhe u dërgua menjëherë në spital për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë të Kantonit të Sarajevës, fëmija ka pësuar lëndime në dorë.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se aksidenti ndodhi kur dyert e ashensorit i zunë gishtat e dorës, duke i shkaktuar plagë.

Po ashtu, sipas informacioneve jozyrtare, babai është përpjekur ta ndihmojë fëmijën dhe gjatë ndërhyrjes dyshohet se është lënduar edhe ai. Megjithatë, Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë nuk e ka konfirmuar ende këtë informacion.