Pas një dekade të tërë përpjekjesh për të pasur një fëmijë, Zak dhe Britni nuk po arrinin dot të realizonin ëndrrën e tyre për t’u bërë prindër. Ata kaluan vite të vështira, trajtime të shumta dhe shpenzuan rreth 100 mijë dollarë në përpjekje për të mbetur shtatzënë, por pa sukses.
Në fund, vendosën të mos e humbnin shpresën. Çifti mori vendimin e madh për të adoptuar një vajzë të vogël, të cilën e quajtën Charli. Ajo solli dritë dhe gëzim në jetën e tyre.
Por historia nuk mbaroi me kaq.
Vetëm pak muaj pas adoptimit, Britni mbeti shtatzënë. Dhe mrekullia e vërtetë erdhi kur ajo lindi trinjakë. Foshnjat qëndruan disa javë në spital për kujdes mjekësor, por fatmirësisht gjithçka shkoi mirë.
Nga një çift që për 10 vite përjetoi zhgënjim dhe lot, Zak dhe Britni u bënë prindër të katër fëmijëve brenda pak muajsh.
“E gjithë dita jonë kalon duke u kujdesur për fëmijët. Është shumë e lodhshme, sepse të katër janë të vegjël. Por çdo lodhje zhduket kur i shohim dhe na buzëqeshin. Ndihemi të bekuar”, shprehen ata.
Historia e tyre është bërë publike për të dhënë shpresë për çdo familje që po kalon të njëjtën rrugë të vështirë. Mesazhi i tyre është i qartë: mos i humbni kurrë shpresat.
Ndonjëherë mrekullitë ndodhin kur nuk i pret.