Kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Janinë–Kakavijë, një projekt me rëndësi ndërkufitare që synon rritjen e sigurisë rrugore, uljen e ndjeshme të kohës së udhëtimit dhe forcimin e lidhjes mes Greqisë, Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në terren kanë filluar punimet përgatitore, të cilat përfshijnë pastrimin e zonës nga bimësia, punime tokësore dhe nivelimin e terrenit me mjete të rënda. Këto ndërhyrje shënojnë nisjen reale të ndërtimit të rrugës së re.
Kontrata për realizimin e projektit, me vlerë 310 milionë euro (me TVSH), është firmosur në dhjetor të vitit 2024. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Infrastrukturës në Greqi, Dimitris Anagnopulos, aksi pritet të përfundojë brenda 4 viteve