Vjehrri i fut shuplaka nuses në Tetovë – detaje

Do të ndiqet penalisht një 76-vjeçar i cili ka rrahur nusen e tij në Tetovë.

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër E.Z. (76) për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Më 20.01.2026, në shtëpinë familjare, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht nusen e tij, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.