Po ndodh në mes të Tiranës, tenton të grabisë Exchange, policia i nxjerr pistoletën
Ekskluzive/ Një tentativë grabitjeje është shënuar në mes të Tiranës, në zonën e Pallateve Delijorgji.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka tentuar të grabisë një pikë këmbimi valutor (Exchange), por është neutralizuar në kohë nga policia. Blutë kanë ndërhyrë menjëherë, duke i nxjerrë armën e shërbimit dhe duke bërë të mundur arrestimin e tij në vendngjarje, raporton Euronews Albania.