Tragjedi e madhe tronditi Maqedoninë gjatë natës – humbi jetën një i ri
Më 04.07.2026, rreth orës 00:10, në SPB Kratovë është raportuar se në rrugën magjistrale A-2, pranë fshatit Stracin, në rajonin e Kratovës, një veturë “Opel Astra” me targa të Kriva Pallankës, e drejtuar nga N.S. (28) nga Kriva Pallanka, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur mbrojtës prej betoni.
Si pasojë e aksidentit, N.S. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e ka konstatuar një mjek i Ndihmës së Shpejtë.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Kratovë.