Tragjedi e madhe: Fëmijë 6-vjeçar vrau aksidentalisht babanë e tij – polic

Tragjedi e madhe: Fëmijë 6-vjeçar vrau aksidentalisht babanë e tij – polic

Një fëmijë 6-vjeçar ka vrarë aksidentalisht babanë e tij në një ngjarje tragjike që ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin bullgar të Plovdivit, raportojnë mediat bullgare.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Viktima ishte punonjës policie, ndërsa sipas të dhënave paraprake, fëmija ka qëlluar pa dashje me armën e shërbimit të babait të tij.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Bullgarisë kanë konfirmuar incidentin, duke bërë të ditur se ministri i Brendshëm, Kalin Stojanov, ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të MPB-së në Plovdiv.

Autoritetet kompetente po kryejnë hetime dhe ekspertizë në vendin e ngjarjes për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në këtë tragjedi. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rastin.