Tragjedi: 86-vjeçari ngatërroi frenat me gazin, humb jetën një avokate 25-vjeçare

**86-vjeçari ngatërroi frenat me gazin dhe i mori jetën një avokateje 25-vjeçare, gjykata e shpalli të papërgjegjshëm**

Një pensionist 86-vjeçar ka ngatërruar pedalin e frenave me atë të gazit dhe, duke lëvizur me shpejtësi të madhe, ka përplasur për vdekje avokaten 25-vjeçare **Ruza V.** në **Munih**, Gjermani.

Sipas informacioneve, automjeti po lëvizte me rreth **120 kilometra në orë** në momentin kur ndodhi aksidenti tragjik.

Megjithatë, gjykata e ka liruar drejtuesin nga përgjegjësia penale, pasi ai është shpallur i paaftë mendërisht. Sipas trupit gjykues, nuk ka pasur prova që i akuzuari mund ta kishte parashikuar paaftësinë e tij për të drejtuar një automjet.

Avokati i familjes së viktimës paraqiti ankesa pranë Prokurorit të Përgjithshëm dhe Gjykatës së Lartë Rajonale, por të dyja u refuzuan.

“Jemi të shokuar dhe të zhgënjyer”, deklaroi motra e avokates së ndjerë.

“E kemi humbur besimin te sistemi i drejtësisë. Nuk do të ketë asnjë dënim për personin përgjegjës”, u shprehën të zhgënjyer familjarët e 25-vjeçares, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike.