Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka bërë të ditur se në forcën e saj nuk ka ndryshime të rëndësishme aktualisht. NATO-ja ka thënë se forca e saj rishikohet dhe përshtatet periodikisht, në përputhje me zhvillimet në terren, në mënyrë që misioni të mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e mandatit.
KFOR-i është përgjigjur KOHËS lidhur me thirrjet në rrjete sociale nga qytetarë të Serbisë, të cilët i kanë bërë thirrje Iranit që, krahas sulmeve ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme, të godasë edhe bazën amerikane në Kosovë.
“Forca dhe qëndrimi i KFOR-it rishikohen dhe përshtaten periodikisht, derisa rrethanat evoluojnë, në mënyrë që misioni të mbetet i përshtatshëm për qëllimin e tij. Aktualisht, nuk ka ndryshime të rëndësishme në shqyrtim”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Në përgjigje KFOR-i ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të luajnë rol kyç në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO, me rreth 600 trupa të dislokuara në Kosovë. Më së shumti trupa ka Italia, me mbi 900 sosh. Gjithsej janë më shumë se 4600 trupa të KFOR-it në Kosovë.