Një i ri është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pas dyshohet se ka nxjerrë armën në një kafiteri dhe ka kanosur personat e pranishëm.
Portali lokal “Sje kaçanikli, nëse” ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 8 korrik, rreth orës 23:40. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë pas informatës për kanosje me armë zjarri, ndërsa në stacion janë shoqëruar dy viktimat dhe personi i dyshuar.
https://www.facebook.com/share/v/199MyMBpKN/?mibextid=wwXIfr