Përleshje në kryeqytet mes disa personave, përfundon me të lënduar – zbardhen detajet!

Disa persona janë përfshirë në një përleshje në rrugën “Anton Çetta” në Prishtinë, ku një person ka përfunduar i lënduar nga një mjet i mprehtë.Rastin për GazetaBlic, e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Bëhet e ditur se i lënduari ka marrë trajtim mjekësor.“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Anton Çeta” në Prishtinë, disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Sipas informatave fillestare, një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa në koordinim me Prokurorin e Shtetit po zhvillohen procedurat e mëtejme hetimore”, njoftoi Pllana.