Ambasada e SHBA-së në Shkup njoftoi se duke filluar nga 15 korriku 2026, për Shërbimet e Shtetasve Amerikanë (pasaporta dhe shërbimet noteriale) nuk do të pranohen më pagesa me para në dorë, kartela krediti apo forma të tjera pagese në sportelin konsullor, përcjell TV21. Sipas njoftimit, të gjitha pagesat duhet të kryhen paraprakisht online përmes portalit zyrtar Pay.gov. Shtetasit amerikanë duhet të printojnë konfirmimin elektronik të pagesës dhe ta paraqesin atë gjatë takimit të tyre në Ambasadën e SHBA-së në Shkup. Për më shumë informacione, Ambasada u rekomandon qytetarëve të konsultojnë faqen e saj zyrtare.
Njoftimi i Ambasadës:
NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR SHTETASIT AMERIKANË NË MAQEDONINË E VERIUT
Duke filluar nga nga data 15 korrik 2026, Ambasada e SHBA-së në Shkup do të kalojë në një sistem pa para të gatshme dhe pa kartela krediti për Shërbimet e Shtetasve Amerikanë (shërbimet e pasaportave dhe noterisë).
Çfarë po ndryshon?
Paratë në dorë (kesh), kartat e kreditit ose çdo formë tjetër pagese NUK do të pranohen më në sportelin konsullor.
Çfarë duhet të bëni?
Të gjitha pagesat duhet të kryhen online përpara takimit tuaj përmes portalit zyrtar qeveritar të SHBA-së në Pay.gov.
Mos harroni:
Duhet të hyni në portal, të printoni konfirmimin elektronik të pagesës nga Pay.gov dhe ta merrni atë me vete në takimin tuaj personal në Ambasada e SHBA-së në Shkup.
Për detaje të plota, vizitoni faqen zyrtare të Ambasada e SHBA në Maqedoninë e Veriut https://mk.usembassy.gov/services/