Mrekulli E Zotit – I Rikthehet Shikimi Pas 36 Vite, Për Herë Të Parë I Sheh Gruan Dhe Fëmijët

Historia e ukrainasit Serhiy Sydorenko është një nga ato që të rikthen besimin te jeta. Pas 36 vitesh në errësirë, një operacion i vështirë në Poloni i riktheu shikimin në syrin e djathtë.

Serhiy humbi shikimin në vitin 1986, pas një shpërthimi gjatë stërvitjes ushtarake. Që nga ajo ditë ai jetoi pa parë botën, por nuk u dorëzua: u bë atlet xhudoje dhe madje fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Paraolimpike 2008.
Momenti më emocionues erdhi pas operacionit kur iu hoqën fashat:

💬 “Mund të shoh”, përsëriste ai i emocionuar, teksa për herë të parë pa fytyrën e gruas dhe të fëmijëve të tij.
Operacioni me implant artificial të kornesë i dha një jetë të re. Sot, pas dekadash errësire, çdo ditë për Serhiy është një surprizë.
❤️ “Jeta ime është më e lehtë tani”, thotë ai.