Një hetim i nisur në muajin korrik 2025 nga Prokuroria e
Korçës, ku në fokus janë veprimet ligjore të ish-drejtorit
të burgut Drenovë, Fatjon Fasho dhe ish-shefit të
policisë së burgut, Sokol Kaçoli, ka bërë që grupi i
hetimit të kthejë sytë nga modelja kosovare, Ziza
Pajaziti.
Ziza Pajaziti, prej gati 1 viti nuk është gjetur nga policia dhe
Prokuroria e Korçës.
Kjo e fundit ishte vajza VIP, e cila në 12 qershor 2025 arriti
të futet në burgun e sigurisë së lartë, Drenovë, për të marë
një takim special me Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të
përjetshëm për vrasjen në Lushnjë të Zamir Latifit dhe
Jurgen Hoxhës.
Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria e Korçës prej gati 1
muaj ka kërkuar të marrë në pyetje modelen kosovare, Ziza
Pajaziti, me qëllim sqarimin e rrethanave të futjes së saj në
burg, si gruaja e të dënuarit përjetë Vladimir Kurti. Por në
fakt ajo ka zhvilluar takim me Laert Haxhiun.
Prokuroria e Korçës, që po ndjek rastin në fjalë ka kërkuar
informacion Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi
vendndodhjen e adresës së banimit në Tiranë të Ziza
Pajazitit me qëllim dërgimin e fletëthirrjes, për t’u paraqitur
me qëllim marrjen në pyetje të saj
Deri në këtë fazë, asnjë person nuk është marrë i pandehur
për “Shpërdorim detyre” ndaj futjes në burgje të vajzave, të
cilat marrin takime speciale me të dënuar me burgim të
përjetshëm
Kallëzimi që inicioi këtë çështje, është depozituar nga
prokuroria e Korçës nga Drejtoria e Përgjithshme e
Burgjeve, e cila kërkoi ndjekjen penalë për “Shpërdorim
detyre” ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho
dhe ish-shefit të policisë së këtij burgu, Sokol Kaçoli