Ushtria amerikane ka nisur një seri sulmesh kundër Iranit, tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në X të martën, duke shtuar se sulmet ishin në përgjigje të asaj që tha se ishin sulme iraniane ndaj tre anijeve tregtare që po kalonin ngushticën e Hormuzit.
Kështu po raporton agjencia e lajmeve Reuters, e cila më heret tha se SHBA’të kanë hequr licencën e Iranit për të shitur naftë.
Forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së kanë filluar të nisin një seri sulmesh të fuqishme kundër Iranit për të imponuar kosto të larta për shënjestrimin dhe sulmin ndaj anijeve tregtare të mbushura me civilë të pafajshëm në një rrugë ujore ndërkombëtare. Sulmet e SHBA-së janë në përgjigje të sulmeve iraniane ndaj tre anijeve tregtare që po kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit. Agresioni i demonstruar i Iranit ishte i pajustifikuar, i rrezikshëm dhe një shkelje e qartë e armëpushimit”, thuhet në reagimin e Ushtrisë amerikane.
Vendimi i SHBA-së erdhi pasi tre tankerë raportuan se u goditën nga predha të panjohura në dhe pranë Ngushticës së Hormuzit në ditët e fundit, bëri të ditur në një raport agjencia e lidhur me marinën britanike UKMTO. /Insajderi.org