TRAGJEDI NË SHKUP: TRE PUNËTORË TË ZËNË NË DHE GJATË PUNIMEVE – DY SHPËTOHEN, OPERACIONI VAZHDON PËR TË TRETIN
Tre punëtorë janë zënë nën dhe këtë mëngjes gjatë hapjes së themeleve në një kantier ndërtimi në komunën Kisella Vodë në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas informacionit zyrtar, rasti është raportuar sot (24.04.2026) në ora 08:17 në SPB Shkup, ku është bërë e ditur se në një kantier në rrugën “Kozjak”, gjatë gërmimeve, tre punëtorë janë mbuluar nga dheu.
Dy prej tyre janë nxjerrë me sukses dhe janë transportuar me urgjencë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, në koordinim me Qendrën për Menaxhimin e Krizave dhe Brigadën e Zjarrfikësve, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionin intensiv për nxjerrjen e punëtorit të tretë.
Operacioni i shpëtimit është ende në zhvillim.