Festa shndrrohet në arenë lufte – tetë persona plagosen, në mesin e tyre katër fëmijë

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën gjatë festës së Ditës së Pavarësisë së SHBA-së në lagjen Coney Island të New York City-t, tha ABC News të dielën, duke cituar Departamentin e Policisë së New York City-t.

Sipas medias, të plagosurit përfshinin dy burra, dy gra dhe katër fëmijë — të moshës 14, 12, 7 dhe 6 vjeç, raporton Reuters, transmeton Periskopi.

Ai citoi NYPD të thoshte se të gjitha viktimat ishin transportuar në spitale. Shtatë prej tyre ishin në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një grua 21-vjeçare ishte në gjendje kritike.

Policia tha se gjeti një armë zjarri në vendngjarje, por nuk ka bërë asnjë arrestim, sipas ABC.