“Faleminderit Që Na Keni Ndihmuar Të Akuzohet Thaçi E Veseli”, Behrami Citon Daçiqin, I Propozon Gërvallës Të Marrë Dekoratë Nga Vuçiqi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla e cila tha se publikimi i fotografisë së ish-presidentit, Hashim Thaçi në mbeturina ishte “hallvë e ftohtë e fushatë e lodhtë”.

Behrami përmes një postimi në Facebook i ka sugjeruar Gërvallës t’i largojë duart nga fotografia e Thaçit dhe ta marrë dekoratën nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përcjell Insajderi.

Shkrimit të tij ai ia ka bashkangjitur edhe fotografinë e ish-ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq i cili në një takim në Këshillin e Sigurimit e kishte falënderuar Gërvallën që “i ka ndihmuar të akuzohet Thaçi e Veseli për krime lufte”.

“Donikë, largoji duart nga fotografia e Hashim Thaçit dhe shko merre dekoratën nga Presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

Motivacionin për këtë dekoratë ta ka lexuar ish-homologu yt, Ivica Daçiq, në Këshillin e Sigurimit”, shkruan Behrami