Dalin detaje të reja mbi të miturat e përfshira në dhunimin e 17-vjeçares në Fier. Sipas gazetares Laureta Roshi, disa prej vajzave vinin nga familje me probleme të rënda sociale dhe dhune.
Ajo deklaroi se njëra prej të miturave ishte denoncuar më parë nga nëna e saj për dhunë në familje dhe largime të shpeshta nga banesa, ndërsa një tjetër kishte babanë të dënuar për dhunë në familje. Sipas saj, vajzat kishin krijuar një grup me histori të ngjashme traumatike, ndërsa mungesa e mbështetjes psikologjike dhe prindërore ka luajtur rol të rëndësishëm në sjelljen e tyre.
Gazetarja theksoi se, përtej përgjegjësisë penale, rasti duhet të shërbejë si alarm për institucionet dhe familjet, pasi agresioni i shfaqur mund të jetë pasojë e traumave dhe problemeve të pazgjidhura në mjedisin familjar.