Anita Haradinaj ka folur së fundmi për shëndetin e bashkëshortit të saj, ish-kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke sqaruar se ai është në gjendje shumë të mirë fizike dhe nuk ka asnjë problem shëndetësor.
“Jo, s’ka asnjë problem. Gëzon shëndet të plotë. Ka humbur peshë sepse ka pasur plan të ngjitet në një maje shumë të lartë diku në botë. E di që për të ecur duhet të jetë me peshë më të vogël. Dietë e zakonshme. Me mu s’mu, Ramushi? S’kisha qesh kështu. M’u kish ni zani sa atje t’u kajtë”, tha Anita.
“Planet nuk ia di, por e di që më në fund e bona një burrë. Deri sot e kam nda me të tjerët, tash ka me mbajt veç për veti. Më ka mungu në gjithçka. Secili gura mundet ta kuptojë drejt, e dimë sa e vështirë është me rritë fëmijë, me i çu te mjeku, në pushime, në mbledhje. Në secilin element të jetës më ka mungu. Në drekën nuk e kemi hangar kurrë bashkë. Në deti s’ka ardh kurrë me neve. Ai prap s’rrin. Diçka ka me bo. Ramushi është shumë aktiv. Kurgjo mos boft del në mal hec. Më bëhet qejfi që e ka përmbyll mirë. Është një figurë politike që historia do ta mbajë mend. Ka lënë gjurmë, edhe që nuk do të harrohet ndër breza, pavarësisht se çfarë thonë komentuesit”, tha Anita