Aksident zinxhir në Prishtinë – katër vetura të përfshira, ja sa persona u lënduan

Shtatë persona kanë marrë lëndime sot rreth orës 09:00 në një aksident mes katër veturash në rrugën “Jusuf Gërvalla”, në Prishtnë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti teksa shtoi se të lënduarve iu është ofruar tretman mjekësorë.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit shtatë persona janë lënduar. Personave të lënduar u është ofruar tretman mjekësorë, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, konfirmoi ajo.