Sherri në trafik përfundon me armë – zbulohet 18-vjeçari i dyshuar për tentim vrasjen në Fushë Kosovë!

Ekskluzive | Ky është i dyshuari 18-vjeçar për tentim vrasjen në Fushë Kosovë – gjuajti me armë 53-vjeçarin pas konfliktit në trafik

Një konflikt i çastit në trafik në Fushë Kosovë ka eskaluar në përdorim të armës dhe përleshje fizike, duke përfunduar me një të arrestuar dhe një person të shtruar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur më 12 mars 2026 rreth orës 16:25, në rrugën “Nënë Tereza”, pranë semaforëve të shkollës “Mihal Grameno”.

Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, gjithçka ka nisur pas një kacafytjeje verbale në trafik mes drejtuesit të një motociklete Piaggio, Atdhe Tahiri, rreth 18-vjeçar dhe drejtuesit të një veture BMW, Muhamed Dushi, rreth 53-vjeçar.

Situata ka dalë jashtë kontrollit kur 18-vjeçari Tahiri dyshohet se ka nxjerrë një pistoletë me gaz dhe ka shkrepur tri herë në drejtim të Dushit.

Në përpjekje për ta neutralizuar, dëshmitari ka arritur t’ia kapë armën të dyshuarit dhe gjatë përleshjes fizike e ka goditur disa herë në pjesën e kokës.

Si pasojë e incidentit, të dy personat kanë pësuar lëndime trupore. I dyshuari, pas trajtimit mjekësor, është liruar, ndërsa Muhamed Dushi është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm mjekësor.