Skandal i madh korrupsioni: Arrestohet kryetari i komunês dhe një ish deputet

Tërmet korrupsioni në Kroaci: Arrestohet kryetari i Nova Gradishkës, nën hetim edhe një ish-deputet

Një aksion i fuqishëm antikorrupsion ka tronditur opinionin publik në Kroaci, pasi kryetari i Nova Gradiška, Vinko Grgić, u arrestua në vilën e tij luksoze në kodrën mbi qytetin që e drejton prej dhjetë vitesh, raportoi Jutarnji list.

Sipas informacioneve zyrtare, Grgić dyshohet për tri vepra penale me elemente korrupsioni. Hetuesit pretendojnë se ai, në raste të ndryshme, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet nga disa persona, një pjesë e të cilëve gjithashtu janë arrestuar. Rastet lidhen me çështje dhe vendime brenda administratës së qytetit.

Mes të arrestuarve është edhe një ish-deputet dhe biznesmen, pronar i kompanisë MIG, Mato Gavran. Organet hetimore dyshojnë se pikërisht ai i ka dhënë para kryetarit, të cilat zyrtarisht janë paraqitur si “donacion”.

Bëhet fjalë për rreth 1.000 euro, të cilat Gavran dhe motra e tij i kanë transferuar në llogarinë e listës së pavarur të Grgić gjatë fushatës për zgjedhjet lokale vitin e kaluar. Hetimet synojnë të zbulojnë nëse pas këtij “donacioni” fshihej ndonjë kundërshërbim.

Rasti ka shkaktuar reagime të forta në skenën politike kroate, ndërsa priten detaje të reja në ditët në vijim.