E TMERRSHME, Deputetja e afërt e Ramës i quan shqiptarët dele (FOTOT)

Deputetja e PS, Marjana Koçeku, ndodhet këto ditë në SHBA, prej nga ka postuar një foto me gazetaren Ilva Tare që jeton atje prej disa vitesh. Menjëherë është përballur me kritikat e komentuesve në rrjet.

Qytetarët nuk e quajnë deputete të popullit, por të dërguarën e Edi Ramës në Malësi. Këtë e lidhin me faktin se deputetja erdhi nga “listat e mbyllura” të Ramës. Ky i fundit e përdori emrin e saj për propagandë duke e quajtur “neomalësorja”.

Tingëllon pak a shumë si propaganda e kohës së Enver Hoxhës për krijimin e “njeriut të ri” nëpër stallat e kooperativave. Mënyra e zgjedhjes së Marianës në parlament është njësoj si karriera e Lenka Çukos në kohën e komunizmit.

Komentuesit e ngacmojnë për kolegen që është në prag të arrestimit nga SPAK. A do të rreshtohet ajo nën urdhrin e Ramës për të mbrojtur Belinda Ballukun?