Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Shkodër, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 13:30, 62-vjeçari me inicialet Sh. Z. vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, B. Z., rreth 55 vjeçe. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë arrestuar 62-vjeçarin dhe e kanë shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.
Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer krimi.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Sipas raportimit të Euronews Albania, burri e ka vrarë me çifte bashkëshorten e tij.