Martohet “vajza më e bukur në botë”

Thylane Blondeau, vajza e cila u bë e njohur në mbarë botën në vitin 2006 pasi u cilësua si “Vajza më e bukur në botë” në moshën vetëm 5-vjeçare, tashmë ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj

Modelja franceze u martua të hënën në një ceremoni civile të mbajtur në Paris,duke tërhequr vëmendjen me fustanin elegant të bardhë të nusërisë

Të buzëqeshur dhe të lumtur, çifti hyri në bashki për ceremoninë civile, i shoqëruar nga rrethi i ngushtë i familjarëve dhe miqve.