Tërmet me magnitudë 3.9 ballë godet Serbinë jugore, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë dhe ne pjesët veriore të RMV-së
Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur paraditen e sotme jugun e Serbisë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në disa zona të Kosovës dhe RMV-së.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Evropiano-Mesdhetare Sizmologjike (EMSC), tërmeti është regjistruar në orën 09:46, me epiqendër pranë qytetit të Leskovcit, rreth 6 kilometra nga qendra e qytetit.
Hipocentra e tërmetit ka qenë në një thellësi shumë të vogël, rreth 0 kilometra, çka bëri që lëkundjet të ndiheshin më fort në rajon, pavarësisht magnitudës së moderuar.
Sipas raportimeve fillestare, përveç jugut të Serbisë, lëkundjet janë ndjerë edhe në pjesë të Kosovës, veçanërisht në komunat më afër kufirit.
Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa autoritetet kompetente po vazhdojnë të monitorojnë situatën.