FIFA ka reaguar zyrtarisht pas polemikave që shpërthyen pas fitores dramatike të Argjentinës ndaj Egjiptit në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026.
Kampionët në fuqi përmbysën disavantazhin 2-0 për të fituar 3-2 në Atlanta, falë golave të Cristian Romeros, Lionel Messit dhe Enzo Fernandezit. Megjithatë, ndeshja u shoqërua me polemika të mëdha për disa vendime të gjyqtarëve.
Federata Egjiptiane e Futbollit reagoi ashpĂ«r pas takimit, duke kĂ«rkuar pĂ«rjashtimin e gjyqtarit dhe tĂ« gjithĂ« ekipit tĂ« arbitrimit nga Kupa e BotĂ«s. Sipas saj, gjyqtarĂ«t kryen âgabime tĂ« qartaâ dhe refuzuan tĂ« rishikonin disa incidente tĂ« rĂ«ndĂ«sishme me VAR.
Dy momentet që shkaktuan më shumë debat ishin anulimi i golit të Mostafa Zikos, pasi VAR evidentoi një faull ndaj Lisandro Martinez në fillim të aksionit, si dhe pretendimi i Egjiptit për një penallti ndaj Mohamed Salahut pak para golit vendimtar të Enzo Fernandezit në minutën e 93-të.
Pas akuzave dhe teorive për një favorizim të Argjentinës, shefi i gjyqtarëve në FIFA, Pierluigi Collina, doli në mbrojtje të gjyqtarëve.
Diskutimet konstruktive pĂ«r vendimet janĂ« pjesĂ« e futbollit, por akuzat e pabazuara nuk kanĂ« vend nĂ« sportin tonĂ«. Askush nuk mund tĂ« vĂ«rĂ« nĂ« dyshim integritetin e gjyqtarĂ«ve tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«sâ.
Collina shtoi se askush nuk mund të pretendojë se arbitrimi i FIFA-s ndikohet nga persona të tjerë, duke theksuar se gjyqtarët marrin vendime me ndershmëri dhe punojnë në mënyrë të pavarur.
Duke sqaruar incidentet e ndeshjes, ai tha se VAR kontrollon të gjithë fazën sulmuese para çdo goli dhe se ndërhyrja ndaj Lisandro Martinez ishte një faull i qartë.
âNjĂ« faull Ă«shtĂ« faull. NĂ«se gjyqtari nuk e sheh nĂ« fushĂ«, VAR mund tĂ« ndĂ«rhyjĂ«â.
Për rastin e Mohamed Salahut, Collina shpjegoi se gjyqtari dhe VAR arritën në përfundimin se kontakti me Julian Alvarez ishte pjesë normale e lojës.
âMbrojtĂ«si preku fillimisht topin dhe mĂ« pas pati kontakt normal futbolli. Nuk u konsiderua faullâ.
Në përfundim, ai pranoi se disa vendime mbeten subjektive, por theksoi se FIFA është e kënaqur me mënyrën se si këto parime janë zbatuar gjatë gjithë turneut.
Argjentina tani do të përballet me Zvicrën në çerekfinale të Kupës së Botës, ndërsa fituesi i kësaj sfide do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e duelit mes Anglisë dhe Norvegjisë.