“Vendim Shumë I Rëndësishëm Për Veturat Që Vijnë Nga Jashtë.

Vendim shumë i rëndësishëm për veturat që vijnë jashtë Kosovës”

Autoritetet në Kosovë kanë nisur kontrolle më të rrepta për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë në vend. Sipas legjislacionit në fuqi, një veturë me targa të huaja mund të qëndrojë në Kosovë maksimumi 3 muaj. 

Dogana e Kosovës, së bashku me Policinë, kanë vendosur pika kontrolli për të verifikuar:
• nëse veturat me targa të huaja kanë kaluar afatin 3-mujor,
• nëse automjetet po drejtohen nga shtetas të Kosovës pa leje qëndrimi në ndonjë shtet tjetër,
• si dhe rastet kur qarkullohet pa targa. 

Gjatë një aksioni në Prishtinë, brenda pak minutash u sekuestruan tre vetura, të cilat u dërguan në terminalin doganor. 

Në mesin e rasteve ishte edhe një shtetas i Kosovës që po voziste një veturë me targa të Shqipërisë, gjë që sipas ligjit nuk lejohet nëse nuk plotësohen kushtet e kërkuara.