“Trepça” i jep tender Institutit serb që u dekorua nga Vuçiqi. – DETAJE

Ndërmarrja “Trepça” ka dhënë një tender për “Monitorimin teknik të pellgut të mbetjeve me flotacion, për asgjësimin e mbetjeve pas përpunimit të mineraleve të plumbit dhe zinkut nga RIF Kopaonik në Leposaviq”. Me këtë kontratë u shpërblye një institut serb, i cili ishte vlerësuar lart nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Insajderi.

Në njoftimin për kontratë bëhet e ditur se shuma që do të përfitojë instituti është 15 mijë euro.

Megjithatë, i njëjti institut kishte fituar një kontratë të ngjashme nga “Trepça” edhe në vitin 2024.

Kush është instituti serb që u shpërblye nga “Trepça”?

Decidivisht, emri i institutit është “Institut za rudarstvo i metalurgiju Bor”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë festës së shtetësisë në vitin 2023, i kishte dorëzuar këtij instituti një urdhër vlerësimi.

Ai e quajti institutin një nga “shtyllat e zhvillimit teknologjik të Serbisë” dhe një partner të rëndësishëm për investimet e huaja në sektorin minerar.