Tre Dekada Jetë Dhe Ende E Virgjër, Këngëtarja Shqiptare Feston 30-Vjetorin

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Enisa ka festuar 30-vjetorin e lindjes në një mënyrë mjaft personale, duke ndarë me ndjekësit një moment të sinqertë përmes një videoje në rrjetin social TikTok, transmeton IndeksOnline.

Artistja u shfaq e veshur me një fustan elegant ngjyrë argjendi, plot shkëlqim, teksa në mbishkrimin e videos bëri një deklaratë që tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave.

“Sot mbusha 30 vjet, që do të thotë se kam qenë beqare dhe e virgjër për tre dekada”, shkroi ajo, duke folur hapur për jetën e saj private.

Megjithatë, këngëtarja theksoi se ndihet e lumtur dhe e përmbushur me rrugëtimin e saj deri më tani