Një lëkundje toke me intensitet prej 3 ballësh sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane është ndjerë mëngjesin e sotëm në Gostivar dhe zonat përreth.
Sipas të dhënave nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, lëkundja është regjistruar saktësisht në orën 05:21.