Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), ka njoftuar për zgjatjen e afatit të aplikimit në kuadër të Thirrjes për Aplikim për pagesa direkte për vitin 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, afati për aplikim është shtyrë deri më 27 shkurt 2026, në ora 16:00, duke u dhënë kështu mundësi shtesë fermerëve që ende nuk kanë përfunduar procedurat e aplikimit për përfitimin e subvencioneve.
Lexo gjithashtu: LAJM I Zl! Humb jetën krejt papritur biznesmeni i njohur i Prishtina Mall (Detaje+ FOTO)
Kjo thirrje përfshin mbështetje financiare për disa kategori të rëndësishme të sektorit bujqësor, përkatësisht për:
Qumësht sipas cilësisë
Therjet e raportuara të gjedhit
Lexo gjithashtu: Ngjarje e rëndë në vend! Foshnja humbi jetën pak çaste pasi lindi, nëna ngre ALARMIN
Viçat për majmëri
Zogjtë për majmëri (brojlerët)
Akuakulturën
Zgjatja e afatit është bërë pas kërkesave të shumta të fermerëve, të cilat janë adresuar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, me qëllim që të sigurohet përfshirja sa më e madhe e përfituesve potencialë në këtë program mbështetës.
Lexo gjithashtu: Hoxha Ahmet Kalaja tregon se çka mund të hahet Ramazan dhe nuk e prish agjërimin
Ministria u bën thirrje të gjithë fermerëve që nuk kanë aplikuar ende, që ta shfrytëzojnë këtë mundësi brenda afatit të ri, në mënyrë që të përfitojnë nga pagesat direkte të destinuara për zhvillimin dhe përkrahjen e prodhimit vendor bujqësor