Mediat Italiane Ngrisin Ne Qiell Kardiokirurgun Shqiptar – Kjo Është Arsyeja!

Kardiokirurgu shqiptar Enkel Kallushi, i cili prej vitesh ushtron profesionin në Itali, është vlerësuar nga mediat italiane si një nga kirurgët më të spikatur të zemrës.

Sipas artikullit të publikuar nga media italiane, Kallushi përshkruhet si mjeku në duart e të cilit kanë kaluar mijëra zemra, falë profesionalizmit dhe përvojës së tij në sallën e operacionit.

Ai ushtron profesionin në spitalin e njohur të zemrës Ospedale del Cuore G. Pasquinucci, pjesë e Fondacionit Monasterio në Massa, Itali.

Nga Tirana në Itali

Enkel Kallushi ka lindur në Tiranë, ku ka përfunduar studimet për Mjekësi dhe më pas specializimin në Kirurgji të Përgjithshme. Në vitin 2000, ai mbërriti në Massa për të ndjekur një kurs masteri të organizuar në Opa dhe vendosi të vazhdonte karrierën atje.

“Kur pashë se si kryheshin ndërhyrjet, u dashurova. Gjeta një mjedis shumë shpërblyes dhe pozitiv. E ndjeva se e ardhmja ime do të ishte këtu. Edhe pse në fillim nuk ishte aspak e lehtë,” – është shprehur ai për median italiane.

Në vitin 2010, Kallushi u punësua si mjek i strukturuar në kirurgjinë kardiake për të rritur dhe deri më sot numëron mbi një mijë ndërhyrje të kryera me sukses.

Vlerësimi i mediave italiane përbën një tjetër histori suksesi për profesionistët shqiptarë në diasporë, duke treguar se talenti dhe përkushtimi njihen përtej kufijve