LAJM I FUNDIT 🚨 Katër Viktima Nga Shembja E Skelave Në Austri – Dyshohet Një Kosovar Mes Viktimave

Një aksident i rëndë në vendin e punës ndodhi të martën pasdite në Porzellangasse në lagjen Alsergrund të Austrisë. Pjesë të një skele ndërtimi u shembën, duke i lënë të vdekur katër persona. Periskopi merr vesh se pjesë e viktimave, fatkeqësisht ka edhe nga Kosova.

Sipas brigadës profesionale të zjarrfikësve, rreth orës 14:30, gjatë punimeve me beton për një rikonstruksion të papafingos në një ndërtesë të vjetër në Porzellangasse pranë Bauernfeldplatz, pjesët e skelave dhe kallëpet u shembën. Ata ranë në oborrin e ndërtesës.

Katër të vdekur pas shembjes së skelave në Austri, dyshohet se njëri prej tyre është nga Kosova

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së skelave në një vend ndërtimi në Austri.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, aksidenti ka ndodhur gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore, kur skela është shembur papritur, duke zënë poshtë punëtorët që ndodheshin mbi të.

Ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por për katër persona nuk ka pasur mundësi shpëtimi dhe ata janë konstatuar pa shenja jete.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se dyshohet që njëri nga viktimat është me origjinë nga Kosova, megjithatë identitetet ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Autoritetet austriake kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti tragjik, ndërsa po shqyrtohet nëse janë respektuar standardet e sigurisë në vendin e punës.