Dokumentet historike zbulojnë planin se si i dëbuan 350 mijë shqipëtar nga Ballkani në Turqi

Dokumentet historike tregojnë një nga kapitujt më të dhimbshëm të historisë shqiptare. Pas Luftërave Ballkanike (1912–1913) dhe pushtimit të trojeve shqiptare nga ushtritë serbe, malazeze dhe greke, nisi një proces i madh dëbimi dhe shpërnguljeje të shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia dhe treva të tjera.

Sipas historianëve, vetëm në vitet e para pas luftës u dëbuan mbi 200 mijë shqiptarë, ndërsa në periudhën deri në shpërbërjen e Mbretërisë Jugosllave numri i të shpërngulurve drejt Turqisë arriti rreth 350 mijë banorë.

Në vitin 1938 u diskutua edhe një konventë mes Jugosllavisë dhe Turqisë për shpërnguljen e 250 mijë myslimanëve, ku shumë prej tyre ishin shqiptarë.
Por reagimi i fortë i elitës shqiptare dhe diplomacisë së kohës pengoi zbatimin e plotë të këtij plani.
Kjo histori mbetet një dëshmi e përpjekjeve për spastrimin etnik dhe rezistencës së shqiptarëve për të mbrojtur identitetin dhe trojet e tyre.