Më 12 shkurt 2026, rreth orës 16:49, në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup është denoncuar një gjetje rrënqethëse në vendin e quajtur “Livadhet e Sulejmanovit” në fshatin Koliçan i Epërm të Shkupit.
Fibau
Sipas raportimit, në këtë lokacion janë gjetur eshtra që dyshohet se janë njerëzorë, ndërsa në afërsi të tyre janë zbuluar edhe pjesë të ndryshme veshjesh.
Një ekip i posaçëm i SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të mbledhur dëshmitë e nevojshme, ndërkohë që po ndërmerren të gjitha masat operative për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe identifikimin e personit të cilit i përkasin mbetjet