Arifi: Kurti i pathyeshëm për të gjithë, por jo për Listën Serbe

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, pas votimit të Slavko Simiqit nga Lista Serbe si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Arifi e ka cilësuar këtë akt si “normalizim të hipokrizisë politike”.

Sipas Arifit, subjekti në pushtet, i cili ka ndërtuar karrierën mbi retorikën e sovranitetit dhe moskompromisit, tashmë po bën pikërisht atë që dikur e quante “tradhti”.

Arifi thekson se ky veprim nuk ka të bëjë me procedurat parlamentare, por me një degradim të narrativës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Albin Kurti nuk lëshoi pe për Listën Serbe, për gjithë të tjerat po. Pa asnjë reflektim publik dhe pa asnjë kërkim faljeje ndaj elektoratit, VV voton një figurë që përfaqëson Listën Serbe, strukturë e lidhur drejtpërdrejt me Beogradin,” shkroi ai në Facebook.

Ish-kryetari i Preshevës shtoi se votimi i Simiqit e zhvesh VV-në nga e kaluara e saj dhe e ekspozon si një parti që përdor pushtetin mbi parime që dikur i luftonte me dhunë e protesta.

Arifi ka përdorur tone mjaft provokuese ndaj simpatizantëve të Kurtit, duke pyetur nëse Kosovës i duhen edhe më shumë goditje të tilla politike.

“Kjo është dorëzim moral i mbështjellë me fjalë të mëdha të Albin Kurtit. A po e kuptoni tash ‘babën’ tuaj, apo Kosovës i duhen edhe disa thika pas shpine!? Qytetarët nuk i harrojnë shpejt manipulatorët,” u shpreh ai.

Shqiprim Arifi

628553295_1464145945079805_4160513640235757257_n.jpg

Albin Kurti nuk lëshoi pe për Listën Serbe, për gjithë të tjerat po.

Pa asnjë reflektim publik dhe pa asnjë kërkim faljeje ndaj elektoratit, Vv voton një figurë që përfaqëson Listën Serbe, strukturë e lidhur drejtpërdrejtë me Beogradin dhe politikën e tij destabilizuese në Kosovë.

Kur LVv voton për Slavko Simiqin si nënkryetar të Kuvendit, nuk kemi të bëjmë me “procedurë parlamentare”, por me normalizim të hipokrizisë politike…