Jehona Lushaku-Sadriu propozohet për kryetare të Grupit Parlamentar të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka propozuar deputeten Jehona Lushaku Sadriu për Kryetare të Grupit Parlamentar të LDK-së në legjislaturën e dhjetë.

Abdixhiku ka deklaruar edhe se, Lushaku Sadriu, është një deputete me integritet, me përgatitje akademike dhe përvojë politike, por mbi të gjitha një bashkëpunëtore e afërt.

“Jam i bindur se në këtë përgjegjësi të re do ta udhëheqë Grupin Parlamentar me përkushtim, korrektësi politike dhe respekt për njerëzit me të cilët punon. Mbi të gjitha, do ta përfaqësojë Lidhjen Demokratike të Kosovës me dinjitet dhe do ta bëjë krenar çdo mbështetës tonin, ashtu si edhe vetë qytetarët e Kosovës, për përfaqësimin parlamentar të LDK-së”, shkroi mes tjerash Abdixhiku.