Mëngjesi i sotëm ka nisur pa ngarkesa në pikat kufitare të Kosovës, ku nuk janë raportuar kolona automjetesh dhe pritjet mbeten minimale.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 07:31, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga Kosova varion nga 3 deri në 5 minuta.
Po ashtu, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se në asnjërën prej pikave kufitare të vendit nuk janë regjistruar kolona të automjeteve.