Një lajm i trishtë ka prekur aktorin e njohur të humorit dhe ish-banorin e Big Brother VIP Kosova, Rezart Veleshnja, i cili ka bërë të ditur se babai i tij është ndarë nga jeta.
Lajmin e dhimbshëm e ka ndarë vetë aktori përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka kushtuar babait të tij fjalë prekëse lamtumire.
Në mesazhin e publikuar, Veleshnja shpreh dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut të tij më të dashur, duke e përshkruar si babain më të mirë.
“Ishe babai më i mirë në botë, më ke lënë një boshllëk që nuk e di si do ja bëj! Ma thave zemrën… Zoti do të mbajë afër vetes vetëm për shpirtin dhe humorin që ke!”, ka shkruar ai.
Postimi i aktorit është shoqëruar me reagime të shumta nga miq, kolegë dhe ndjekës, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen në këto momente të vështira për të dhe familjen e tij.
Rezart Veleshnja është një nga aktorët më të njohur të humorit në Shqipëri dhe u bë edhe më i afërt me publikun pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova.
Familjes Veleshnja u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.