Nafta merr sërish “flakë” – ja sa është shtrenjtuar

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve për sot (9 korrik).

Sipas vendimit, nafta (dizeli) do të shitet me çmim maksimal 1.44 euro për litër, ndërsa benzina 1.37 euro/litër dhe gazi 0.61 euro/litër.

Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00.