Zvogëlimi i numrit të spermatozoideve dhe niveli i dyfishimit të karcinomit të testiseve mund të jenë bombë e cila do t’i sjellë fundin racës njerëzore.
Çiftet të cilat përpiqen të lindin fëmijë mund të kenë dobi nga praktikimi i seksit dy herë brenda një nate, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët kanë zbuluar që sperma e grumbulluar tri orë pasi që për herë të parë ka ndodhur ejakulimi, përshpejton notimin e spermatozoideve dhe shton shanset për ngjizje të vezoreve.
Me përdorimin e spermës e cila është krijuar më shumëse 180 minuta pasi mashkulli ka pasur orgazmën e fundit, shton shkallën e suksesit për ngjizje për një të tretën.
Hulumtuesit me në krye dr. Da Li, në spitalin “Shengjing”, kanë krahasuar sasinë e spermës së meshkujve (të shteteve të ndryshme) dhe shpejtësinë e lëvizshmërisë së spermatozoideve.
Ata kanë zbuluar që sperma e cila është prodhuar shpejt pasi që mashkulli tashmë një herë ka ejakuluar, ka pasur numër më të madh proteinash të cilat përshpejtojnë lëvizshmërinë e spermatozoideve. Sperma e freskët ka nivele më të mëdha proteinash të cilat janë të gatshme të bashkohen me vezoret.